Drejtuesit e Komunës së Skenderajt aktivitetet i kanë filluar me homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në sheshin e qytetit, për të vazhduar në fshatin Polac, te varri i heroit të Kosovës.
Edhe dy vajzat e vetme të Ilaz Kodrës, Sumea dhe Krenarja kanë vënë lule të freskëta te shtatorja e Adem Jasharit dhe mbi varrin e babait të tyre.
Me këtë rast, nën patronazhin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, është organizuar edhe një turne në futboll të vogël për juniorë, në të cilin kanë marrë pjesë KF Prishtina, KF Trepça dhe nikoqiri, KF Drenica. Ashtu si në futboll të madh, Prishtina doli të jetë më e mira pasi mundi dy ekipet e tjera, duke u shpërblyer me kupën “Ilaz Kodra”.
Aktivitetet në nderim të dëshmorit kanë vazhduar edhe pas dite, ku në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” trupa teatrale “Drenica” ka shfaqur premierën e komedisë “Ëndrra për karrige”, e dramatizuar nga Imer Loshi, me motive të Kristo Flloqit, ndërsa regjinë e ka bërë Ilir Veliu.
Skenderaj, 28 prill – Me aktivitete përkujtimore, kulturore e sportive të enjten në Skenderaj, në 12 vjetorit të rënies heroike, është kujtuar njëri ndër komandantët më të guximshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra.