Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit propozoi rrënimin e këtyre objekteve me qëllim të realizimit të planit urbanistik të kësaj pjese të qytetit dhe konkretisht:
– – Ekzekutimi i shtratit dhe parkut të lumit Klinë,
– – Ekzekutimi i rrugës përgjatë shtratit të lumit
– – Ekzekutimi i objektit të palestrës së sportit
– Ekzekutimi i objektit për garazhim publik dhe
– Ekzekutimi i objektit të banjove publike.
U ra dakord që të kërkohet një zgjidhje optimale për ta dhe komunën, por kjo nuk nënkupton se rrënimi i objekteve mund të shtyhet, meqë vendimet për një gjë të tillë i kanë marrë me kohë dhe afati për rrënim tashmë ka skaduar.
Skenderaj, 20 maj – Në kuadër të realizimit të planit urbanisti të qytetit, sot filloi rrënimi i 53 objekteve zejtare-tregtare.