Në ceremoninë përuruese, përfaqësuesi i Ministrisë, Mehdi Pllashniku, shprehu kënaqësinë për hapjen e zyrës, e cila, siç tha, do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë në komunë. Sipas tij Skenderaj është zgjedhur komuna e parë në fazën e dytë të hapjes së këtyre zyrave nëpër komuna të Kosovës. “Qendra është e dobishme në dy, aspekte, e para, lehtësimi i kushteve për regjistrim dhe uljen e kostos se regjistrimit, dhe e dyta, Komuna nga ana e saj ka qasje më të shpejtë në të gjitha informatat e kësaj lëmie të ekonomisë së tregut”, ka thënë ai.
Nga ana e tij, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës se Skenderajt, ka falenderuar në emër të qytetarëve dhe shtoi se kjo qendër do të stimulojë qytetarët e këtushëm qe dëdhirojnë të merren me biznës.
Skenderaj, 24 maj – Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kososvës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Indutrisë, ka hapur në Skenderaj Qendrën Komunale për Regjistrimin e Bizneseve.