Moderatoret e programit, Sala e Zahide Jashari, përkatësisht mbesat e Sala e Hamit Jasharit dhe Shaban e Zahide Jasharit, folën në fillim për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke theksuar se kjo ditë është vendosur me 1 qeshor, sepse është datë kur është mbajtur Konferenca Botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë më 1925. "Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festë ndërkombëtare të fëmijëve. Kjo festë festohet edhe në Kosovë nga fëmijët. Pra, sot ne kemi festë", ka thënë Zahide Jashari, duke i ftuar bashkëmoshatarët të jenë të gëzuar në këtë ditë. Në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, 1 Qeshorin fëmijëve të Skenderajt ua ka uruar Feriz Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport. Pas fjalimëve, në skenë janë ngjitur të vegjlit e Kopshtit të Fëmijëve "Drita", me këngët dhe vallet e tyre. Programi ka vazhduar edhe me pika të tjera nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Skenderajt. Skenderaj, 1 qershor – Edhe fëmijët e Skenderajt e kanë shënuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, me një program artistik, të cilin e ka organizuar Njësia për të Drejtat e Njeritut, përkatësisht Sektori për Fëmijë, pranë Kuvendit Komunal të Skenderajt.