Në një konferencë për media, e cila është thirrur për të prezantuar këtë të arritur të Komunës, nënkryetari i saj, Fadil Nura, ia ka atribuuar suksesin stafit të Zyrës së Tatimit në Pronë, por edhe vetëdijes së qytetareve, të cilët e kanë kuptuar rëndësinë e kryerjes së borxheve ndaj Komunës. “Shpërblimi është dhënë nga USAID-i amerikan, i cili, në bazë të një procesi transparent të seleksionimit, i ka ndarë Skenderajt çmimin kryesor, duke e shpallur si Komuna më e suksesshme në gjithë Kosovën, sa i përket grumbullimit të mjeteve nga të hyrat vetanake. Në procesin e anketimit që është bërë me respodentë është matur edhe kënaqshmëria e qytetarëve. Edhe këtu Skenderaj është në nivel të lartë në raport me komunat e tjera, kurse sa i përket administratës, kënaqëshmëria është 100 për qind”, ka thënë nënkryetari Nura në takimin me përfaqësuesit e medieve që raportojnë nga Skenderaj. Derisa në vitin 2009 Skenderaj kishte arritur të grumbulloj 480 mijë euro nga të hyrat vetanake, në vitin 2010 kishte mbledhur 929 mijë euro, apo shprehur në përqindje 93.5% më shumë. Duke iu referuar një botimi të fundit të USAID-it, i cili mat nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve për vitin 2010, për shërbimet e përgjithshme komunale, nënkryetari Nura ka thënë se në të gjitha segmentet ka ngritje të kënaqshmërisë qytetare. Ndërkaq, sa i përket këtij granti, vlera e të cilit arrin 35 mijë dollarë amerikan, ai ka thënë se ende nuk është vendosur destinimi i tyre. Botimi në fjalë, i cili iu referohet të dhënave zyrtare të komunave të Kosovës dhe pyetjeve me qytetarë vlerëson punën pushteteve lokale për vitin 2010, duke bërë krahasim me vitin paraprak
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, dhe në të kanë marrë pjesë shefi i USAID-it në Kosovë, zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të tjerë.
Skenderaj, 3 qershor – Komuna e Skenderajt ka dalë të jetë ndër komunat më të suksesshme të Kosovës sa i përket grumbullimit të mjeteve nga të hyrat vetjake për vitin 2010, prandaj u shpërblye nga USAID-i amerikan me një shumë prej 35 mijë dollarësh