Nga : Kryetari i Komunës së Skenderajt – Z. Sami Lushtaku
Për: Qytetarët e Komunës së Skenderajt
FTESË PUBLIKE PËR PJESMARRJE NË DËGJIMIN E DYTË PUBLIK PËR BUXHETIN 2011-2013
Data 13. Gusht 2010 ( Ora 10 paradite)
Kryetari i Komunës së Skenderajt fton qytetarët për diskutim publik lidhur me buxhetin 2011. Është kjo një mundësi e mirë për qytetarët që të kenë ndikim në prioritetet e komunës.
Komuna e Skenderajt është duke bërë përpjekje maksimale që edhe ky praqes buxhetor (hartimi i planit buxhetor)për vitet 2011-2013 të jetë sa më i mirë , sa më transparent me pjesëmarrje aktive të gjithë akterëve të interesuar, duke i caktuar prioritet së bashku në suaza të buxhetit aktual, programit të Kryetarit të Komunës dhe Strategjisë Zhvillimore të Komunës, përkatësisht synimeve tona të përbashkëta.
Komuna e Skenderajt do të mbajë dëgjimin e dytë publik lidhur me planet për buxhetin 2010 dhe parashikimet për periudhën 2011- 2013 të premten me 13 gusht 2019 . Dëgjimi publik do të mbahet në ndërtesën komunale – Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, prej orës 10:00 paradite.
Dëgjimi i dytë publik do t’i ofrojë një mundësi qytetarëve të Komunës së Skenderajt për të diskutuar prioritetet komunale për vitet 2011 – 2013, së bashku me Kryetarin e Komunës , Zyrtarin Kryesor Financiar dhe drejtorët e drejtorive komunale me qëllim të dëgjimit të sugjerimeve dhe propozimeve tuaja
Në këtë fazë të procesit të planifikimit buxhetor për vitet 2011-2013, me organizimin e dëgjimit publik, Komuna e Skenderajt ka për qëllim të ftojë qytetarët që të marrin pjesë aktive në përcaktimin e prioritete të komunës, si dhe në krijimin e planeve për përmbushjen e tyre.
Nëpërmjet këtyre dëgjimeve publike buxhetore ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e komunës sonë dhe së bashku me drejtoritë komunale t’i formulojmë planet zhvillimore.
Komuna e Skenderajt do të mbajë edhe dëgjime të ardhshme publike buxhetore gjatë procesit të përpilimit buxhetor që do të përfundojë në fund të shtatorit 2010. Gjatë secilit sesion, qytetarët do të kenë mundësi që më tej të kenë ndikim në planet e komunës dhe të debatojnë rreth sugjerimeve të tyre të mëhershme.
Ftojmë qytetarët që të vijnë në të gjitha dëgjimet publike pasi që ne duam që t’i dëgjojmë brengat e tyre,
Skenderaj 09 gusht 2010 Me respekt , Kryetari i Komunës Z. Sami Lushtaku
Kryetari i Komunës së Skenderajt fton qytetarët për diskutim publik lidhur me buxhetin 2011. Është kjo një mundësi e mirë për qytetarët që të kenë ndikim në prioritetet e komunës.