Përveç me manifestime të shumta kulturore e sportive, Dita e Çlirimit të Skënderajt është shënuar edhe me një përurim: Përfundimi i punëve në projektin e rregullimit të varrezave në Likoshan-Qirez. Për kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Qyqavicës”, i cili ndodhet në mes të fshatrave Likoshan i Drenasit dhe Qirez i Skënderajt, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka investuar 165.660 euro. Sipas Ilir Veliut, drejtor ekzekutiv i, punët i ka kryer kompanisë “ILEAA-GR”. Në kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Qyqavicës” pushojnë trupat e pajetë të 132 martirëve dhe të 5 dëshmorëve, 24 nga të cilët kanë rënë në betejen e Likoshanit, më datën 28 shkurt të vitit 1998. Eshtë zbuluar edhe lapidari, në të cilin janë skalitur emrat e 137 martirëve dhe të dëshmorëve. Zbulimin e pllakës e bënë, Rifat Jashari, kryetari Sami Lushtaku, deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi, kryetari i degës së OVL në Skënderaj, Hysni Ngucati dhe babai i dëshmorit Beqir Ajeti, Brahimi.
Për familjet e dëshmorëve është organizuar pritje, gjatë të cilës kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i ka uruar ata për festën dhe ka përkujtuar se liria ka ardhur falë sakrificës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve.
Një fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i degës së OVL në Skënderaj, Hysni Ngucati.
Për në mbrëmje është paraparë që pqr qytetarët të shfaqet në sheshin “Adem Jashari” një program artistik, në të cilin do të paraqiten këngëtarë të estradës kosovare.
Skenderaj, 18 qershor – Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, drejtorë të drejtorive, këshilltarë komunalë, deputeti Bekim Haxhiu-Kamishi, deputetet Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Valbona Dibra, si dhe shoqatat e dala nga lufta, që herët kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit në sheshin “Adem Jashari”, e pastaj kanë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të Jasharëve në Prekaz, në Memorialin e UÇK-së në Marinë, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Polac, si dhe në kompleksin e varrezave në Likoshan-Qirez.