Në emër të delegacionit gjerman foli z. Stefan Bucbek, kryetar i qytetit Mengen, i cili prezantoi delegacionin 10-12 anëtarësh dhe veprimtarinë me të cilën merren organizatat e përfaqësuara.
Z. Osman Veliu, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, paraqiti në pika të shkurtra situatën sociale e shëndetësorë të popullatës së komunës së Skenderajt dhe nevojat e kësaj popullate për shtim të mëtejmë të kujdesit shëndetësor e social.
Delegacioni, më parë kishte vizituar disa vende interesante për të si: Kompleksin Përkujtimor ”Adem Jashari”, një mulli të vjetër në Kuqicë, Shtëpinë e të Moshuarve, Qendrën e Fëmijëve më Aftësi të Kufizuara “Floriani”, si dhe Çerdhen e Fëmijëve në Skenderaj.
Delegacioni premtoi se do të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit dhe të përkrahjes së projekteve në fushën sociale dhe shëndetësore.
Skenderaj, 22 gusht – Një delegacion, i përbërë nga përfaqësues të katër organizatave: Rund Table 41, “Agora”, Aut Table dhe LC 45, organizata këto që merren me çështje sociale e shëndetësore si dhe me çështje të grave, e priti në një takim të veçantë kryetari i Komunës Sami Lushtaku, i shoqëruar nga stafi i tij.