Për Komunën nënshkroi zëvendëskryetari Fadil Nura.
Ky projet financohet nga Komisioni Evropian i programuar nga “Kosova e Bukur”, i cili implementohet nga IOM-i, DRO-ja dhe Ministria e Mirëqenies Sociale.
Vlera e projektit për Shtëpinë e Kulturës është 100.000 euro, në të cilën Komuna participon me 10.000 euro, ndërsa projekti për Çerdhen e Fëmijeve është 20.000 euro ku Komuna participon me 2.000 euro.
Procedurat e tenderimit janë ende në vazhdim. Sapo të kryhen ato, do të fillojë puna për rinovimin e këtyre dy objektve me rëndësi, ndërsa puna parashihet të kryhet brenda tre muajsh.
Skenderaj, 5 shtator- Në Zyrën e kryetarit të Komunës, u nënshkrua marrëveshja në mes Komunës së Skenderajt, IOM-it, DRO-së, dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për implementimin e projekteve për meremetimin –fasadimin e Shtëpisë së Kultures dhe Çerdhes së Fëmijëve.