Projekti është i sponzoruar nga USAID dhe COOFEY INTERNATIONAL DEVELOPEMENT dhe ka për synim bartjen efektive të kompetencave të komunat në Kosovë. Qëllimi i projektit është përforcimi i sistemeve të menaxhimit për decentralizimin financiar dhe administrativ të shërbimeve sociale dhe përmirësimi i kapaciteteve të komunave dhe QPS-ve për ofrimin e shërbimeve sociale për njerëzit në nevojë.
Një nga qëllimet kryesore është implementimi i një hulumtimi praktik në terren në lidhje me Hulumtimin Funksional dhe Kualitativ të Ofrimit të Shërbimeve Sociale (HFKOShS) për shërbimet sociale në Kosovë. Hulumtimi do të ofroj një bazë mbi të cilën mund të arrihen dhe të maten përmirësime strukturore, funksionale dhe buxhetore për ofrimin e shërbimeve sociale, dhe do të përbëjë një prej inputeve të procesit strategjik për decentralizimin e shërbimeve sociale, të cilat gjithashtu janë të përkrahura nga projekti
Komuna e Skenderajt është njëra nga pesë komunat referente ku po zhvillohet ky hulumtim.
Skenderaj, 9 shtator- Në kuadër të Projektit për Përforcimin e Sistemeve Financiare dhe Administrative për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë, këto ditë në komunën e Skenderajt, po zhvillohet një hulumtim në lidhje me Sistemin Financiar dhe Administrativ për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale.