Z. Lushtaku ka qenë i ftuar nga banoret e këtij fshati që të diskutohet lidhur më punimet e rrugës që po bëhën në këtë fshat , po ashtu gjatë këtij takimi kryetari raportoi për punën dhe projektet të cilat janë duke e zhvilluar në këtë vit.
Qëllimi I këtij takimi ka qenë që të dëgjohen opinionet e banorëve, si po zhvillohen punimet në fshatin e tyre dhe të paraqiten kërkesat e tyre.
Banoret e fshatit Vojnik e falenderuan Kryatarin për punën e deritanishme, për rrugen që po ndërtohet në fshatin e tyre si dhe për projektet që po zhvillohen në komunen e Skenderajt.
Gjatë bisedimeve banoret paraqiten edhe disa kërkesa të tyre lidhur me rrugen qe po ndërtohet, ku njëra prej tyre ishte vazhdimi I rrugës për 200 m, po ashtu si kërkesë tjetër ishte edhe kanalizimi.
Kryetari i Komunes se Skenderajt Sami Lushataku perfundoi takimin më banorët e fshatit duke ju premtuar se këto kerkesa do të shqyrtohen në të ardhemen.
Skenderaj, 12 shtator- Kryetari i Komunes së Skënderajt Sami Lushtaku së bashku me zëvëndëskryetarin Fadil Nura dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij vizituan fshatin Vojnik në lagjen Binakëve.