Gjatë kësaj vizite kanë qenë të pranishëm edhe banoret e fshatit, të cilët falenderuan kryetarin per ndihmën dhe punën e bërë deri me tani si dhe u shprehen mjaft të lumtur që në fshatin e tyre tanimë do të ketë rrugë të asfaltuar.
Skenderaj,14 shtator – Kryetari I Komunes së Skenderajt Sami Lushtaku së bashku më zëvëndëskryetarin Fadil Nura si dhe perfaqësues të tjerë vizituan rrugën e cila ka filluar të asfaltohet në fshatin Qirez, rrugë kjo e cila perfshin fshatrat Prelloc, Krasaliq, Kozhicë dhe Krasmiroc me gjatësi prej 11 km. Punimet kanë filluar në vitin e kaluar dhe pritet të përfundojnë këtë vit. Vlera e këtij projekti ka qenë 2.400.000 euro, i cili është financuar nga Ministria e Transportit dhe Tekomunikacionit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt.