Aktivitet e radhës, të cilat i ka organizuar Sektori i Rinisë në Skenderaj kanë qenë loja me “Pikado", “Pikturim në ambient të hapur” dhe shfaqja “Dashuri, rrena dhe pata të egra”, ku ishin të pranishëm të rinj nga shkolla të ndyshme si dhe pjesëmarrës nga shoqata ” HANDIKOS”.
Loja me “Pikado” dhe “Pikturat në ambient të hapur” kanë qenë me karaker garues, ku garuan të rinj nga “HANDIKOS”, fëmijet më aftësi të kufizuara, si dhe nxënës nga shkolla të ndryshme. Në fund të kësaj gare u ndanë edhe shpërblimet.
Shperblimi në lojen me “Pikado” i takoi Shkurta Hasanit, vendi i dytë Liridon Ahmetit ndërsa ne vendin e tretë u radhit Arsim Haziri, pjemarrës nga shoqata “HANDIKOS”.
Fitues të gares “Pikturim në ambient të hapur” ishin: Vendi i parë iu nda Arjan Sejdiut, në vendin e dytë Butrint Rushiti ndërsa në vendin e tretë Mergim Fejza.
Fitues të gares “Pikturim në ambient të hapur” ishin: Vendi i parë iu nda Arjan Sejdiut, në vendin e dytë Butrint Rushiti ndërsa në vendin e tretë Mergim Fejza.
Aktiviteti i sotëm u përmbyll me Komedinë “Dashuri, rrena dhe pata të egra” që u mbajt në teatrin “Naser Kodra “.
Skenderaj, 20 shtator – Po vazhdon Java Rinore në Skenderaj, ku edhe sot kanë përgatitur aktivitete të ndryshme për të rinjtë.