Pëfaqësuesi Novegjez Roger Lorsen falënderoi Komunën e Skenderajt për punën dhe vullnetin e tyre.
“Ne, qe një kohë të gjatë punojmë më projekte dhe kemi shumë kerkesa, kjo është më e pakta që kemi mundur të bëjmë për ju” – shtoi Roger, përfaqësues i organizatës norvegjeze.
Skenderaj, 29 shtator-Shoqata e Transportit Publik “BORGBUSS-AS” nga Norvegjia ka ndihmuar qytetin e Skenderajt, të cilit i ka dhuruar një autobus si donacion për Kuvendin Komunal dhe një kontigjent me ndihma humanitare: 50 karroca për invalidë, 200 pako veshëmbathje, 50 palë këpucë, 20 paterica për invalidë, 3 kompjuterë për administratën komunale, 12 komplete me pajisje higjenike dhe 3 pako mjete medicinale.