Përmes këtij investimi, IOM & DRC në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit në Skenderaj, kanë angazhuar një numër të konsiderueshëm punëtorësh të profileve të ndryshme në punë për tre muaj, sa parashihet të zgjasin punimet.
Tenderin për kryerjen e këtyre punëve e ka fituar “Arcitetct Company” nga Skenderaj.
Skenderaj, 18 tetor- Një donacion i Komisionit Evropian, implementues te te cilit jane IOM-i & DRC- prej 92 mijë eurosh, dhe një investim i Ministrisë së Kulturës prej 40 mijë eurosh kanë bërë të mundur që objekti i Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj, të rinovohet dhe të marrë një pamje të re.