Rend Dite
· Fjala përshendetëse e përfaqësuesit të Komiteteve për Komunitete
· Fjala e përfaqësuesve të KK Skenderaj
· Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar të këtij Komiteti
· Raporti i shefit të zyrës Komunale për Komunitete dhe kthim
· Diskutim rreth projekteve më rëndësi për Komunitete
· Të ndryshme
Në mbledhje ishin të pranishëm:Kryesuesi i Asmablesë Komunale në Skenderaj Ismet Salihu, shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Nedelko Kovaqeviq , disa nga antarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e policisë së Kosovës si dhe ata të KFOR-it.
Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Nedelko Kovaqeviq, bëri hapjen e kësaj mbledhje ku pershendeti të gjithë të pranishmit, dhe pasi që gjendemi me fund të vitit ai i uroj të gjithve festat e fundvitit, ku parqaiti dhe pikat e rendit të ditës.
Poashtu Kryesuesi Ismet Salihu përshendeti të gjithë të pranishmit ku në mungesë të kryetarit të komunës së Skenderaj Sami Lushtaku në emër të tij uroi festat e fund vitit. Tha se kjo është mbledhja e fundit për vitin 2011 dhe iu drejtoi një falenderim për pjesëmarrje në të githa mbledhjet dhe angazhim të të gjithë anëtarëve të Komitetit.
Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Nedelko Kovaqeviq raportoi lidhur më punën e tij, ku falënderoi pjesëmarrsit që kanë qenë të rregullt në çdo takim, gjatë këtij viti janë shqyrtuar shumë problem ku disa prej tyre dhe janë zgjedhur ndërsa disa të tjera pritet të zgjidhen. E rëndësishme është se janë sqaruar të gjitha problemet.
Sa i perket bashkësisë serbe dhe fshatrave nuk ka pasur probleme. Edhe përkundër disa çrregullimeve që kanë ndodhur në veri të Kosovës ne e kemi ruajtur stabilitetin – konstatoi Kovaqeviq.
Zëvëndësi i policisë në Syriganë Fadil Çollaku raportoi lidhur me gjendjen e fundit në këto tri fshtara. “Numri I policeve është shtuar në këtë pjesë më kerkesë të stacionit të policis për shkak të vjedhjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit. Gjendja në këto fhstara është kryesisht e qetë dhe stabile. Po i hetojmë rastet që kanë ndoshur kohëve të fundit” – tha ai.
Kerkesë tjeter ka qenë që të ndërtohet edhe një kat mbi ndërtesën ku ndodhet zyra lokale për komunitete në Bajë më qëllim që të ketë aktivitete me shumë për të rinjtë.
Ndër kërkesat e tjera ka qenë që të ndërmerret diçka lidhur me shkyqjen e rrymës ne tri institucione si shkolla, çerdhja e fëmijeve dhe ambulanca. “Ne kemi bërë kërkësë në institucionet komunale që të na mundësojë KEK-u ta pagujamë borxhin pjesë- pjesë, si dhe kërkesë tjetër është bërë nga drejtoria e Arsimit të zoti Lushtaku që të na ndihmojë këto tri institucione sikur dhe shkollat e tjera me dru, rrymë – shtoi Kovaçeviq.
Kryesuesi Ismet Salihu lidhur më këtë kerkesë tha se patjeter që duhet drejtuar Drejtorisë së Shendetësisë dhe Drejtorisë së Arsimit pasi që janë të obliguara të ju ndihmojnë, dhe janë kërkesa shumë me vend.
Skenderaj, 14 dhjetor – Në fshatin Bajë të Skenderajt, Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tij të rregullt, në të cilën u trajtuan këto pika të rendit të ditës: