Christof Stock, Shef i Operacioneve i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian :” Është shembulli mirë i promovimit të bujqësisë në Kosovë. Këtu do të prodhohet marmelada, xhemi e ajvari. Me këtë nuk po promovoni vetëm prodhimet tuaja por edhe të regjionit, dhe do t’i kontribuoni rritjes së punësimit. Bujqësia në Kosovë ka kapacitet të madh të zhvillimit dhe krijimit të vendeve punës”.
Shaip Hamza, pronar i kompanisë : “Kjo pikë përpunuese është e rëndësishme edhe për bujqit edhe për konsumatorët. “Prodhimet do të jenë natyrale, pa kemikalie, pa aroma artificiale” .
Në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt foli z.Ismet Salihu, i cili falënderoi për projektin dhe tha se komuna jonë ka nevojë edhe për projekte të tjera . “Kryetari do të ju mbështesë në projekte të tilla provuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës” – tha ai.
Ministri për Bujqësi Blerand Stavileci shprehu mirënjohje për guximin e pronarit të kompanisë për të ndërmarrë një hap të tillë dhe për shoqatën IADK për kontributin , komunën dhe KE . “Përkrahja për sektorin e bujqësisë po shtohet prej viti në vit. Kjo që po shohim këtu është një mrekulli, është një lidhje shumë e mirë e prodhimit dhe përpunimit, një mundësi shumë e mirë e fermerëve që produktet e tyre t’i plasojnë pa vështirësi. Projekti në veçanti është i rëndësishëm për gratë e këtushme të cilat kanë mundësi që produktet e tyre t’i plasojnë ne treg, duke respektuar standardet evropiane për përpunimin e këtyre prodhimeve. Ky është shembull që tregon se në se angazhohemi të gjithë, do të kemi suksese dhe një mundësi më shumë që të kërkojmë përkrahje nga institucionet” – përfundoi fjalën e tij ministri.
Në fund u organizuar një koktej ku të pranishmit i shijuan produktet e kësaj pike përpunuese
Skenderaj, 23 nëntor- Në saje të një projekti të Komisionit evropian në bashkëpunim me tri komunat: Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri, është përuruar pika përpunuese e frutave të imëta në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, me një vlerë prej afër 33 mijë eurosh.