Gjatë vizitës dhe homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, kryeministri Thaçi, në mes të tjerash tha: "Ky është vendi ku unë frymëzohem vazhdimisht, vendi ku marr energji për punë, për angazhime shtesë shtetërore, për të implemetuar vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës, për t’u integruar në NATO dhe BE, për të zhvilluar edhe më tepër Kosovën, për ta ndryshuar dhe ndërtuar Kosovën evropiane.
Dashuria për atdhe duhet të kultivohet gjithmonë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme prandaj ky nderim shtetëror sot është ndërim për të kaluarën, për familjen Jashari, për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës, për komandantin legjendar Adem Jashari, për të gjithë dëshmorët e lirisë, luftën e UÇK-së, për sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për liri, sepse pa luftë nuk do ta kishim lirinë dhe çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e saj. Pa liri nuk do ta kishim këtë zhvillim që po e bëjmë sot në Republikën e Kosovës. Andaj respekt dhe vlerësimin më të lartë shtetëror për të gjithë dëshmorët e lirisë! Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësia e Shqipërisë dhe festa e flamurit kombëtar! "
Në pyetjen e gazetarëve:"Si i komentoni akuzat e “Vetëvendosjes” e cila ju akuzon për politikë shkombëtarizuese ?" , ai u përgjigj:
"Festa e flamurit dhe e pavarësisë së Shqipërisë është mbi çdo parti politike, mbi çdo profil politik, mbi çdo ideologji dhe i ftoj të gjithë që të afrohen me njeri tjetrin, të respektohen me njeri tjetrin, dhe në asnjë rrethanë askush të mos pretendoj të bej fushatë elektorale me flamurin kombëtar, me festat kombëtare".
Skenderaj, 27 nëntor – Te dielen, Thaci me nje pjese te kabinetit ka bere homazhe ne Prekaz. Delegacioni shqërohej edhe nga kryetari i komunës Sami Lushtaku…