– Çmimi i parë, “Kulla e Jasharëve” : Grupi “Jehona e Malësisë së Sharrit” – Tetovë
– Çmimi i dytë: Naim Krasniqi – Prizren ; Flamur Plakiqi – Drenas
– Çmimi i tretë: Nazmije Demolli- Dardanë; Mehmdi Shemsi Dumoshi – Besianë
– Çmimi për interpretim më autentik: Mustafë Rama – Deçan
– Çmimi për debutim më të suksesshëm: Vëllezërit Rubofci – Drenas
– Çmimi i publikut: Grupi “Selman Kadria” Burim
– Çmimi “Veteran i dalluar” : Gani Thaçi – Drenas
– Çmimi i Bordit për kontributin e dhënë në rapsodinë shqiptare: Të bijtë e Sefë
Mleqanit
Skenderaj, 28 nëntor – Në natën finale të Festivalit gjithëkombëtar “Rapsodia shquiptare” morën pjesë 16 rapsodë e grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët në dy netët e para ishin kualifikuar nga juria profesionale e përbërë nga: Naim Gjoshi, kompozitor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Librazhd, Xhevdet Gashi, kompozitor dhe kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Ylber Asllani, dirigjent dhe redaktor i muzikës në RTK.