Autoambulanca e re dhe me të gjitha pajisjet e sofistikuara që duhet t’i këtë, u është dorëzuar autoriteteve komunale.
Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili priti delegacionin e Zyrës së Luksemburgut, falënderoi përfaqësuesin e saj, z. Pierre Weber per ndihmën dhe donacion e dhënë, poshtu falenderoi dhe ministrin e Shendetësisë Ferid Agani për kujdesin ndaj Shtëpisë së Shëndetit në Skenderaj.
Pierre Weber lidhur me këtë donacion ia dorzoi celësat e autoambulancës nënkryetarit të komunës Fadil Nura dhe, madje në gjuhen shqipe, ka uruar për autoambulancën e re dhe ka folur për komunën e Skenderajt. “Kam mësuar se komuna e Skenderajt është shumë e përvuajtur dhe ka kontribuar shumë për popullin e vet dhe uroj qe kjo t’ju shpaguhet”, ka thënë ai, e mandej ka vazhduar diskutimin e tij me plot informata me një shqipe të rrjedhshme, duke u shprehur i kënaqur që po e ndihmon këtë komunë.
Ndërkaq, ministri Ferid Agani, pasi ka falënderuar Luxemburgun për donacionin prej 7 autoambulancave në vlerë prej 450 mijë euro, ka thënë se “Ministria po e kryen një obligim ndaj Skenderajt të Adem Jasharit dhe familjes se tij, të cilët e kanë shti borxh tërë Kosovën”. Ai mandej ka falënderuar edhe OBSH-në të cilën e ka quajtur partner kryesor për ofrimin e shërbimeve emergjente, ndërkohë që ka uruar kompetentët e shëndetësisë në Skenderaj për punën profesionale përkundër kushteve të rënda në të cilat veprojnë.
Dr. Osman Veliu, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se kjo është autoambulanca e parë e kompletuar që marrin. “Kjo autoambulancë do të thotë jetë, pasi ka të gjitha pajisjet për të intëvenuar në të gjitha rastet. Ndryshimet e reformat në shëndetësi jane duke i hetuar të gjithë, qytetarët, pacientët, stafi shëndetësor”, tha ai.
Ndër të tjerë ka folur edhe Skënder Syla, përfaqësues i OSHB-së në Kosovë.
SKENDERAJ, 9 DHJETOR – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, për herë të parë paslufte bëhet me një autoambulancë me të cilën në mënyrë të sigurt mund të transportohen pacientët deri në institucionin e duhur pa e rrezikuar jetën e tyre.