– Fjalë e përfaqësuesit të KK Skenderaj;
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Raport i shefit të Zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim;
– Diskutimet e anëtarëve për problemet eventuale te Komuniteteve;
– Të ndryshme.
Në mbledhje ishin të pranishëm: Kryetari i Komunes së Skenderajt Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, kryesuesi i KK Ismet Salihu si dhe disa nga antarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e policisë së Kosovës si dhe ata të KFOR-it.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Ismet Salihu, bëri hapjen e kësaj mbledhje ku pershendeti të gjithë të pranishmit si dhe paraqiti pikat e rendit të ditës. Më pas i dha fjalën nënkryatarit Fadil Nura, i cili parqatit rastin e ujsjellësit ne fshatrat Suriganë dhe Banjë, një kerkesë kjo e cila ishte bërë në mbledhjen e kaluar dhe e cila ishte marrë përsipër nga Komuna që të realizohet. Kjo çështje tashmë është rregulluar.
Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Nedelko Kovaqeviq raportoi lidhur me gjendjen në fshatrat Syriganë dhe Bajë. Sipas tij gjendja është e qetë dhe stabile.”Kërkesat që i kemi bërë si çeshjta e ujsjellësit etj, të gjitha janë marrë parasysh dhe janë rregulluar. Ne e falnderojmë Kuvendin Komunal për ndihmën dhe për faktin se kërkesat tona po merren parasysh” – ka thënë ai.
Kryesuesi i Komitertit, z. Milutin Kovaqeviq, i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe posaqërisht kryatarin e Komunës, z. Sami Lushtakun, për praninë e tij.
Ndër të tjera z. Kovaqeviq paraqiti shqetësimin lidhur me rastin e vjedhjes që kishte ndodhur në fshatin Syriganë te një familje, së cilës i kishin vjedhur një traktor dhe një veturë “Golf 2”. Sipas tij, qe prej vitit 2008 nuk kishte pasur shqetësime të tilla pasi që jemi një fshat i vogël, dhe poashtu kërkoi nga kryetari që t’i ndihmojë kësaj familje në formë mbeshtetjeje.
Më pas fjalën e mori një nga përfaqsuesit OSBE-s, i cili u shpreh mjaft i kënaqur me punën dhe bashkëpunimin që ka Komuna e Skenderajt me komunitetet. “Bisedimet dhe kontaktet janë mjaftë të rëndësishme, jam i impresionuar me fjalet dhe komunikimin në mes jush” – shtoi ai.
Përfaqësuesit e OSBE-së kërkuan nga anëtarët e të dy komuniteteve nga Skenderaj dhe nga Vushtrria që të mbajnë një takim të përbashkët dhe të raportojnë lidhur me punën e tyre dhe me komunikimin që kanë me Asambletë Komunale përkatëse.
Ky takim do të mbahet më datën 25.10.2011 në “Hotel Kalaja”, në Vushtrri.
Skenderaj, 18 tetor – Në fshatin Bajë të Skenderajt, Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tij të rregullt, në të cilën u trajtuan këto pika të rendit të ditës: