– Fjalë e përfaqësuesit të KK Skenderaj;
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Raport i shefit të Zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim;
– Diskutimet e anëtarëve për problemet eventuale te Komuniteteve;
– Organizimi i manifestimeve sportive për antaret e komunitetit
– Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Raport i shefit të Zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim;
– Diskutimet e anëtarëve për problemet eventuale te Komuniteteve;
– Organizimi i manifestimeve sportive për antaret e komunitetit
-Të ndryshme.
Në mbledhje ishin të pranishëm: Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Nedelko Kovaqeviq , disa nga antarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e policisë së Kosovës si dhe ata të KFOR-it.
Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Nedelko Kovaqeviq, bëri hapjen e kësaj mbledhje ku pershendeti të gjithë të pranishmit si dhe paraqiti pikat e rendit të ditës.
Poashtu raportoi lidhur me gjendjen e deritashme në këto tri fshatra dhe problemet të cilat i preokupojnë qytetaret. Njoftoi për një aktivitet i cili ështku ëë bashkpunim me OSBE-në është organizuar një turne më një grup të rinjsh të komuniteteve në Brezovicë. Gjithçka ka shkuar mirë, fëmijet janë shoqëruar dhe njohur me njëri tjetrin.
Në mbledhjen e kaluar ku ishte i pranishëm Kryetari I Komunes zoti Sami Lushataku është hapur si çështje që të formohet një këshill organizativ, e lidhur me këtë të organizohet një turne sportiv për komunitete. “Ne kemi vendosur t’ia bëjmë një kërkesë Kryetarit të Komunës” – tha Kovaqeviq.
Ndër problemet të cilat i shqetsojnë qytetaret e këtyre tri fshatrave ishte shkyçja e rrymës në keto tri institucione në shkollë, çerdhe të fëmijeve dhe në ambulancë, problem ky i cili i preokupon qytetaret pasi që po ofrohet dimri dhe kemi të bëjmë me sigurinë e fëmijeve, dhe u kërkua që të rregullohet kjo çështje.
Si kërkesë tjetër ishte edhe çështja e kanalizimit ku dhjetë familje koheve të fundit përballen me këtë problem, dhe çeshtja e rrymes ku mbi 200 familje janë të kyçur në një trafo dhe kjo e pamundëson që të ketë rrymë të fortë, theksoi përfaqësuesi i komunitetit serb.
Nënkryatari Fadil Nura i përshendeti të gjithë të pranishmit , ku lidhur më shkyçjen e rrymës ne këto tri institucione tha se ne si komunë do të mundohemi qe të ju ndihmojmë pasi që Komuna nuk e menaxhon KEK-un, ne do të kontaktojmë më shefin kryesor ku do ta bëjmë një kërkesë që të mundësojmë që borxhin qe e keni ta paguani më këste, do te marrim parasysh edhe problemin e kanalizimit dhe besoj që kjo çështje do të rregullohet së shpejti – përfundoi ai.
Skenderaj, 17 nëntor – Në sallen e Bordit te Drejtorve Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e tij të rregullt, në të cilën u trajtuan këto pika të rendit të ditës: