Z. Nura i ka informuar banorët se Komuna e Skenderajt përveç asfaltimit të rrugëve të lagjeve, ka filluar edhe hartimin e projektit të kanalizimit fekal për fshatin Likoc.
Likoci si qendër e luftës çlirimtare të UÇK-së, po shëndërrohet meritueshëm në vendbanim atraktiv për të jetuar.
Ka vazhduar asfaltimi i rrugëve të lagjeve të Likocit. Banorët e rrugës "Beqir Musliu" në lagjen Musliu të fshatit Likoc janë bërë me rrugë të asfaltuar.
Me rastin e asfaltimit të kësaj rruge në Likoc sot ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë. Ai i ka uruar banorët e këtueshëm për rrugën e re, duke i siguruar ata se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë me investime në projekte të tjera në këtë fshat.