Besarta Meha-Ademi
Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm
Vendlindja: Prekaz i Poshtëm
Data e Lindjes: 09.09.1992
Vendbanimi: Plluzhinë
Edukimi: Master, Integrime Evropiane dhe Administratë Publike
E-mail:besarta.meha@rks-gov.net
Centrix:03820042722
Mob:048123808
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm në Komunën e Skenderajt është pjesë përbërëse e ekzekutivit të Komunës.
Veprimtaria e kësaj drejtorie zhvillohet në përputhje me Statutin e Komunës së Skenderajt, rregulloret e miratuara nga Kuvendi Komunal, Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, si dhe në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
Fushëveprimi dhe përgjegjësitë
Drejtoria ushtron këto funksione dhe përgjegjësi kryesore: harton politika zhvillimore dhe ndërmerr masa për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal; harton plane zhvillimore dhe nxit investimet e jashtme; fuqizon bashkëpunimin dhe komunikimin me diasporën; hulumton mundësi për sigurimin e donacioneve dhe burimeve të tjera financiare; ofron trajnime dhe këshillim për bizneset e reja dhe ato ekzistuese; ofron shërbime për regjistrimin e bizneseve; bashkëpunon me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, si dhe me institucionet e tjera relevante të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qëllimi
Qëllimi kryesor i Drejtorisë është krijimi i një klime sa më të favorshme për zhvillimin ekonomik në Komunën e Skenderajt, përmes: krijimit të infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; zhvillimit të turizmit dhe inovacionit; nxitjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës; arritjes së një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë për komunën.