Sabit Ferizi
Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
Emri dhe mbiemri: Sabit Ferizi
Vendbanimi: Mikushnicë – Skenderaj
Email: sabit.ferizi@rks-gov.net
Tel: 038/200-42-739
Mob: +383 (0) 44-215-098
Arsimi: Fakulteti i Bujqësisë
Përvoja e punës: 25 vjet përvojë profesionale në fushën e bujqësisë
Misioni i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
-Të mbështesë fermerët dhe sektorin bujqësor përmes politikave zhvillimore, subvencioneve, trajnimeve profesionale dhe projekteve inovative, me qëllim rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e cilësisë së produkteve bujqësore dhe fuqizimin e ekonomisë rurale.
Vizioni i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
-Të zhvillohet një bujqësi e qëndrueshme, konkurruese dhe moderne, e cila siguron mirëqenie për fermerët, rritje ekonomike lokale dhe përdorim efikas të burimeve natyrore, duke respektuar standardet bashkëkohore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Qëllimi i Drejtorisë për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillimi Rural
-Është të zhvillojë dhe mbështesë sektorin bujqësor në mënyrë të qëndrueshme, duke rritur prodhimin, cilësinë dhe mirëqenien e fermerëve.
Në thelb, ajo synon:
Zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë përmes politikave, programeve dhe projekteve mbështetëse
Rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së produkteve bujqësore
Mbështetjen e fermerëve me subvencione, këshillim profesional dhe trajnime
Nxitjen e zhvillimit rural dhe punësimit në zonat rurale
Zbatimin e legjislacionit dhe politikave bujqësore në nivel lokal/qendror